ProximityLock është një program mjaft interesant i publikuar para pak ditësh në Cydia dhe sjell funksionin e aktivizimit të funksionit Sleep në iOS, vetëm duke prekur mbi sensorin e përafërsisë që ndodhet mbi ekranin e iPhone ose iPad.

Qëllimi i tij është thjeshtimi i mëtejshëm i lëvizjeve që duhet të bëni për të bllokuar iOS. Pasi ta instaloni, nga menu-ja Settings do të keni mundësinë të aktivizoni dhe duke prekur ose rrëshkitur gishtin nga e majta në të djathë ose anasjelltas, iOS do të aktivizojë funksionin Slepp. Përfitimi më i madh nga ky program është shmangia e përdorimit të butonit ON/OFF, i cili mund të bëhet akoma më i rëndësishëm nëse keni probleme me të.

Kujtojmë që programi mund të shkarkohet falas nga Cydia dhe kushti kryesor për ta instaluar është të keni Jailbreak. Mendoni se funksioni i këtij programi mund të jetë i dobishëm? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment