Fenomeni Pokemon Go që ka prekur të gjithë botë, tani mbërrin edhe në Shqipëri. Pokemon Go u përhap në të gjithë rajonet e globit në korrik të 2016. Duke përdorur GPS dhe aksesin në kamerën e pajisjes ku është instaluar, lojtarët kapin, luftojnë stërvitin krijesa virtuale, të cilat quhen Pokemon, që shfaqen në ekranin e pajisjes ku është instaluar loja si të ekzistonin në jetën e vërtetë. Loja është falas për t’u luajtur, por gjithashtu mbështetët mbi blerjet e artikujve shtesë të lojës.

Kritikët kanë vlerësuar eksperiencën dhe nxitjen e aventurave në botën reale, duke vënë në dukje çështjet teknike që në fillim. Loja shpejt u shndërrua në një nga aplikacionet më të përdorshme, duke kaluar rekordin e mbajtur nga Saga e Candy Crush në ShBA, duke rritur kështu vlerën e kompanisë Nintendo në bursë.

Loja u bë aq popullore për shkak se lidh botën virtuale me atë real, si dhe u vlerësua nga disa studiues si përmirësues i dukshëm i shëndetit mendor dhe fizik të lojtarëve. Aksionet e gjigandit japonez të teknologjisë u dyfishuan në vlerë pas prezantimit të lojës në 6 korrik duke e çuar vlerën e tij në treg në 42 miliardë dollarë. Pokemon Go u rendit si aplikacioni më i shkarkuar duke lënë pas edhe aplikacionet si Facebook, Snapchat, Viber, Instagram.

Kjo lojë, sikurse në botë, ka pasur popullaritet në Shqipëri, ku lojtarët kanë krijuar dhe grupime të  ndryshme në rrjetet sociale për ta bërë lojën më interaktive. Grupi Pokemon Go Albania ndihmon lojtarët për të njoftuar në lidhje më lëvizjen e radhës.

Kushdo që ka vendosur ose ka ndërmend të vendosë një “Lure”, një nga objektet që ndjekin lojtarët, e publikon në grup. Grupi është publik në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të përfitojnë. Grupi Pokemon Go Albania numëron plot 776 antarë, në vetëm pak ditë që është krijuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment