Ishte e pamundur që futbolli të mos prekej nga “virusi” Pokemon GO. Antoine Griezmann ka qenë një nga futbollistët e parë që ka nisur gjuetinë ndaj personazheve të famshëm të lojës që në ditët e fundit po monopolizon internetin, ndërsa Marcel Schmelzer i Borussia Dortmund ka arritur të kapë në një fotografi jo Pikachu–në me shokë, por shokët e tij të skuadrës Ousmane Dembele dhe Pierre-Emerick Aubameyang, të gjithë të përqendruar për të gjetur një Pokemon gjatë një udhëtimi me autobus të skuadrës.

Wolfsburg, megjithatë, ka vendosur të shkojë më tej. Klubi gjerman, në fakt, ka vendosur të hapë dyert e stadiumit “Volkswagen Arena” për të gjithë “trajnerët”. Që natyrisht nuk janë ata të klubit të Bundesliga-s, por ata që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka është e mundur për të kapur një si Zapdos (për atë që nuk e dinë nuk është një futbollist i ri i ekipit gjerman, por një Pokemon i rrallë).

Lajmërimi është dhënë të enjten në faqen zyrtare të klubit në internet: për 8 ditët e ardhshme dyert e stadiumit do të mbeten të hapura, për t’i lejuar të gjithëve që të marrin pjesë në “Pokemon tour” dhe që të vihen në kërkim të personazheve të lojës që mund të jenë të fshehur në fushën e lojës, në tribuna apo në ndonjë vend tjetër ku mund t’i ketë vendosur loja dhe për të pasuruar në këtë mënyrë koleksionin personal. Është e sigurt si një Pokemon që kjo nismë e Wolfsburg nuk do të jetë e vetmja: le të fillojë gjuetia… /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment