Në këtë artikull do t'ju shpjegojmë nëpërmjet disa hapave, se si të luani Pokemon Go në iDevice ku keni instaluar Jailbreak për iOS 9.3.3. Nëse jeni të apasionuar pas lojës në fjalë, pasi të instaloni Jailbreak ajo nuk do të funksionojë më duke u mbyllur sapo të klikoni mbi ikonën e saj. Për të rregulluar këtë problem duhet të instaloni një program nga Cydia i cili quhet Masterball.

Hapat për instaluar janë:

1- Hapim programin Cydia dhe shkojmë të menu-ja "Sources"

2- Klikojmë tek butoni "Edit" dhe më pas butonin "Add"

3- Një dritare informative do të hapet dhe shtojmue adresën e mëposhtëme:

http://cokepokes.github.io/


4- Mbasi të kemi shtuar adresën, klikojmë tek butoni "Add Source" dhe një ndërfaqe me shkrime në bardh e zi do të shfaqet, e cila përfaqëson procesin e instalimit të burimit që shtuat. Në fund klikojmë "Return to Cydia"

5-  Pas hapit 4, në listë e repove të instaluara do të gjeni edhe elementin me emër "CokePokes". Klikojmë mbi këtë element dhe do të na shfaqet një tjetër listë me të gjitha programet që repozitori përmban.

6- Nga lista, zgjedhim të intalojmë programin Masterball. Pasi presim të gjithë fazën e instalimit do të mjaftojë të fikim dhe ndezim iDevice, për të hapur lojën Pokemon Go.


Nëse keni probleme me instalimin e paketës ne ju këshillojmë të ndiqni me kujdes të gjitha hapat e përshkruara më sipër ose të kërkoni ndihmë duke komentuar këtë artikull. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment