Janë shfaqur në rrjet disa imazhe të reja që na ofrojnë disa detaje të tjera që konfirmojnë fotokamerën dopio që do të jetë e pranishme në modelin 5.5 inç të iPhone 7. Imazhet shfaqin dopio fotokamerën në mënyrë më të dukshme në krahasim me të gjitha fotot e tjera që kemi parë deri tani.

Në këto imazhe të reja mund të shohim të dyja fotokamerat veç e veç të ndara nga njëra-tjetra në hapësirën që i është dedikuar. Imazhi është publikuar në Weibo. Është shfaqur edhe një video që zgjat 30 sekonda dhe krahason një iPhone 6s dhe iPhone 7. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment