Sipas Evan Blass, një reporter i cili e dedikon punën e tij për të zbuluar të fshehtat teknologjike të shumë kompanive botërore, iPhone 7 dhe 7 Plus do të prezantohet publikisht në datë 12 Shtator 2016. Në fakt tradita e Apple është që versionet e reja janë publikuar gjithmonë të martave dhe në treg produktet janë hedhur të premten e asaj jave.

Evan Blass konfirmon pikërisht këtë fakt nëpërmjet një mesazhi në Twitter. Gjithashtu ai shpregon se do të jenë 2 versione që do të vijnë në treg, të cilët nuk do të kenë më lidhjet audio me fishë Jack por do të jetë teknologjia Lightning që do ta zëvëndësojë. Ai konfirmon gjithashtu edhe teknologjinë Dual Camera të integruar në iDevice si dhe versionet me memorie minimale prej 32 Gb. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment