Sipas zërave më të fundit në rrjet, të cilat fokusohen tek iPhone 7, vjen një lajm mjaft interesant nga një burim i pakonfirmuar në të cilin thuhet se ky produkt do të ketë bateri më të fuqishme se iPhone 6s. Duke ju kujtuar që iPhone 6s integron një bateri të cilën shumë ekspertë e vlerësuan si një kthim prapa sepse versioni paraardhës ishte më i fuqishëm.

Nëse ky lajm do të konfirmohet, mund të themi se Apple ka menduar përsëri të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë për një karikim. Sipas thashethemeve vlerat e baterisë së iPhone 7 do të jenë ato që shikoni në listën e mëposhtëme:
  • iPhone 7—1,960 mAh
  • iPhone 7 Plus—2,810 mAh
  • iPhone 6s—1,715 mAh
  • iPhone 6s Plus—2,750 mAh
  • iPhone 6—1,810 mAh
  • iPhone 6 Plus—2,910 mAh
  • iPhone 5s—1,500 mAh
Me siguri në ditët në vazhdim do t'ju sjellim lajme më të detajuara në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment