Në portalin kinez Weibo janë shfaqur disa foto të reja të modelit të ardhshëm iPhone 7, kësaj here është përqëndruar tek 4 ngjyrat e mundshme që do të jenë të disponueshme. Fotot nuk shoqërohen me  asnjë lloj informacioni, por konfirmojnë atë që është thënë deri tani: vijat e antenave në borde, mungesën e hyrjes së kufjeve, fotokamera më e madhe.


Në foto nuk shfaqet ngjyra e "zezë" për të cilën është përfolur shumë, duke qenë se shohim vetëm praninë e modeleve klasike ngjyrë të argjentë, ari, rozë dhe space gray shumë të ngjashme me atë iPhone 6s. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment