iOS 10 vazhdon të befasojë me funksionet e tij. Së fundmi testuesit  kanë zbuluar një funksion mjaft interesant por dhe të dobishëm. Nëse tek portal Lightning, e cila është ajo në të cilën ju karikoni baterinë ose lidhni paisje të tjera, do të gjëndet material i lëngshëm, sistemi operativ do t'ju njoftojë për këtë gjë.

Testi është bërë në një iPhone 6s me iOS 10 Beta 3 dhe siç mund të shikoni nga pamjet në krye të artikullit, sistemi do t'ju njoftojë nëse tek porta është idenfikuar material i lëngshëm. Më pas ai ju këshillon që të shkëputni paisjen e lidhur dhe ta lidhni atë pasi materiali i lëngshëm të jetë tharë. Nëse  ju pranoni mesazhin dhe nuk hiqni fishën e lidhur atëherë sistemi do t'ju shfaqë një mesazh tjetër duke ju njoftuar se mbajtja lidhur e aparatit me iDevice mund të dëmtojë përfundimisht këtë të fundit.

Ekspertët mendojnë se ky funksion do të jetë prezent tek iPhone 7 i cili pritet të ketë edhe vetinë e rrezistencës kundra ujit. Për momentin vetëm iPhone 6s ka gjeneruar këtë mesazh dhe nuk është e qartë se si arrihet të identifikohet prezenca materiali ndërsa në iDevice të tjera nuk ka asnjë raport i cili konfirmon prezencën e funksionit në fjalë. Në artikujt e mëtejshëm do t'ju sjellim më shumë lajme në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment