Warner Bros, kompania e njohur në prodhimin e filmave me personazhëve historik si Batman, ka publikuar në App Store një lojë e cila i dedikohet tërësisht anës së errët të Arkham City. Ndryshe nga versionet e deri tanishme të kësaj serie, ju do të luftoni në rolin e personazhit të keq, kundra Batman.

Detyra juaj në lojë do të jetë rritja e popullariteti si personazh negativ duke luftuar klanet e tjera që duan të pushtojnë qytetin. Gjatë lojës duhet të rekrutoni kriminelët e DC Comics për të fituar pushtet dhe para. Për të ruajtur strofullën ku fshiheni, duhet të ndërtoni kurthe kundra kundërshtarëve të cilët duan t'ju ndalojnë.

Me rritjen e popullaritetit do t'ju duhet të forconi edhe anëtarët e tjerë të bandës duke fituar betejat ose  blerë kredite në App Store. Kujtojmë gjithashtu që loja mund të shkarkohet falas. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment