Sot, Zyra e Patentave të Shteteve të Bashkuara ka publikuar një patentë të realizuar nga Apple që shfaq disa detaje teknike në një ekran OLED të lakuar që kompania mund ta integrojë në modelet e ardhshme të iPhone, iPad dhe iPod touch, por në këtë patentë flitet edhe për syze dhe Macbook.

Natyrisht, iPhone është protagonisti kryesor i kësaj patente, duke qenë se në të kaluarën Apple kishte publikuar diçka të ngjashme. Në këtë dokument, Apple shpjegon se ky ekran mund të paloset në borde për të rritur këndin e shikimit. Ka edhe një sërë shpjegimesh teknike se si mund të implemetohet ky ekran.

Me siguri, Apple dëshiron të sjellë ekranet OLED në iPhone që në vitin 2017, për të punuar më pas tek një model i lakuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment