Sëbashku me versionin beta 3 të iOS 10, Apple ka lëshuar zyrtarisht edhe versionin final të iOS 9.3.3 dhe watchOS 2.2.2. Pas një proçesi beta testing, Apple ka vendosur të lëshojë publikisht versionet e reja të sistemit operativ për iPhone, iPad, iPod touch dhe Apple Watch.

Të rejat nuk janë shumë, duke qenë se bëhet fjalë për një përditësim të vogël, bëhet fjalë më shumë për bug fix dhe ndonjë përditësim për sa i përket sigurisë. Nëse keni iOS 9.3.2, mund të instaloni versionin e ri direkt nga menuja Settings. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment