Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Data Manager Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Manager Pro është një program i cili do të monitorojë të dhënat që hyjnë dhe dalin në iDevice-in tuaj nga rrjeti i Internet. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe është një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll ofertat për Internet që ju bëni me kompaninë telefonike.




- J-Werewolf: Ep 1, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
J-Werewolf është një lojë e ndërtuar mbi një ambjent grafik i cili kujtojn lojërat e viteve 90'. Duhet të ndihmoni një vajzë të zbulojë misteret e krijesave që zbritën nga qielli. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Atomic Galactic Rider, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Universi ka nevojë për një hero që ta shpëtojë nga forca aliene që duan ta pushtojnë atë. Në këtë lojë ju duhet të drejtoni personazhin e lojë në disa misione kundra alienëve dhe do të përdorni armë dhe mjete nga më të ndryshme për ti luftuar. Udhëtoni sa më larg të munden dhe do të jeni të parët në Game Center.


- Puffin Browser Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Puffin Browser Pro është një program mjaft i dobishëm i cili sjell në iOS një browser interneti mjaft të shpejtë dhe që suporton përmbatje që ekzekutohet me Adobe Flash Player. Programi shpejton gjithashtu edhe shfaqjen e një faqe web që kërkon shpjetësi të lartë hardware. Ja vlen ta merrni këtë program.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment