Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Game Arrow, nga 4.49€, falas. /iPhone
Game Arrow është një lojë e ambjentuar në Kinën historike. Përveç grafikës mjaft të bukur të realizuar në 3D, ju do të zbaviteni duke mësuar të qëlloni objektivat me hark. Më pas do të luftoni kudra kundërshtarëve për tu bërë një profesionist i vërtetë.


Slide Tetromino Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slide Tetromino është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet ti zgjidhni ato duke lëvizur blloqet brënda një dhome me mure. Kjo është një lojë që gjithashtu do t'ju mbajë me orë përpara iDevice derisa të arrini fundin e një misioni. Ja vlen ta provoni.


Carmageddon, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Carmageddon është një lojë që ka pasur shumë polemika dhe censura në të gjithë botën, po ta luani do ta kuptoni pse. Për ato që nuk e njohin, bëhet fjalë për një lojë me gara të karakterizuar nga pilotë krejtësisht të çmendur dhe që ngasin makina me objektivin për të kaluar çdo checkpoint dhe për të mbaruar garën përpara se të përfundojë koha.


Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Run In Crowd, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë pa fund ju duhet të vraponi dhe të hidheni për të kaluar personazhet e tjera të lojës. Duke prekur një her ekranin ju mund të vraponi dhe në qoftë se e prekni 2 her atëher mund të hidheni, ndërsa duke e mbajtur gishtin tek ekrani do të bëni një hedhje të zgjatur per të evituar pengesat dhe vrapuar sa më shumë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Little Boat River Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të drejtoni një varkë me motorr në dredhitë e lumenjve për të fituar të gjitha garat e mundshme me qëllim që të jeni ju kampioni absolut. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aspak një detyrë e thjeshtë. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment