Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- 8bitWar: Apokalyps, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
8bitWar Apokalyps është një tjetër seri e lojë 8bitWar në të cilin ju do të mbroni dhe zhvilloni mbretërinë duke përmirësuar aftësitë organizuese në luftë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë që sic thotë vetë titulli, shfrytëzon vetëm 8 bit. Ja vlen ta merrni!


Infinity Dungeon Evolution, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Infinity Dungeon është një lojë që i përket kategorisë RPG (Role Playing Game) në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të luftojë në shpellat pa fund, kundra dragojve që duan ta ndalojnë atë me të gjitha mënyrat. Gjithashtu loja mund të luhet edhe online me miqtë tuaj.


- PicShop HD, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
PicShop është një program profesional për përpunimin e fotove. Ai ju ofron shumë efekte dhe funksione për modifikimin e tyre në mënyrë të thjeshtë. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë ja vlen  ta merrni këtë program.


Speed Pro+, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është matës shpejtësi duke u bazuar tek sensori Gps që iPhone monton në brëndësi. Gjithashtu na lejon të ruajmë intenerarin e udhëtimit duke e matur shpejtësinë e lëvizjes në kohë reale. Në qoftë se jeni një person që udhëtoni shpesh ja vlen ta instaloni këtë program në iPhone.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment