Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Path Input: Better Swipe Keyboard, nga 1.79€, falas. /iPhone
Path Input është një program i dobishëm i cili na jep mundësinë të aktivizojmë tastierën për të shkruar me gjestin "swipe" ose duke rrëshkitur gishtin mbi ekran. Gjithashtu programi do të shtojë disa funksione ekstra kur tastiera të aktivizohet. Ja vlen ta merrni atë!


Optical Illusions, nga 0.89€, falas. /iPhone
Optical Illusions është një lojë me quiz ku ju mund të testoni illusionin tuaj optik duke luajtur në testet që lojë ju vë në dispozicion. Ja vle ta provoni në kohën tuaj të lirë këtë lojë të thjeshtë por mjaft tërheqëse.


Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- G&T Maze Ed, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
G&T Maze është një lojë e ndërtuar me grafikën e lojërave të viteve 90', në të cilën detyra juaj është të gjeni çelësin për tu arratisur nga labirinthi. Përpara se të arrini tek objektivi duhet të shmangni të gjitha krijesat që do të tentojnë t'ju dallojnë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment