Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Streetball Game, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Streetball Game është një lojë në të cilën do të luani basketboll duke shënuar koshat e kërkuar përpara 60 sekondave. Kjo lojë është mjaft e thjeshtë për tu luajtur por edhe mjaft impenjative në të njëjtën kohë.

- Watercolor Paint, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Watercolor Paint është një program i cili do të na japë mundësinë të modifikojmë imazhe duke i shtuar atyre efekte mjaft profesionale. Do të keni mundësi të zgjidhni dhe të kombinoni një ose më shumë efekte që do ti bëjnë fotot tuaja të duken si të piktuara me dorë.


The Detail, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Pesë episode në një histori krimi që do ju shoqërojë në eksperiencën tuaj në rolin e një detektivi amerikan. Objetivi juaj do të jetë të hetoni rreth një vrasjeje në një qytet amerikan. 


Dino Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dino Rush është një lojë mjat e bukur me aventurë ku ju duhe të ndihmoni një dinosaur të vogël të mbijetojë nga kurthet e vëndeve që ai po eksploron. Mbi 2.5 milion përdorues kanë shkarkuar këtë lojë e cila po bën shumë sukses në App Store.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment