Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

YoWindow Weather, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
YoWindow është një program mjaft i dobishëm i cili do të sjellë informacione në lidhje me kushtet meteologjike për qytetin tuaj, në mënyrë mjaft të detajuar. Ja vlen ta keni këtë program si alternativë mjaft e mirë e programi zyrëtar të iOS që kryen këtë funksion.


- Laser Sword Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Laser Sword është një program i cili do t'ju japë mundësinë të modifikoni fotot tuaja duke i shtuar efekte grafike të cilat me pak fantazi do ti bëjnë ato mjaft të bukura. Më pas mund ti publikoni në rrjetet sociale.


- Gridy Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Gridy Pro është një program i cili do t'ju japë mundësinë të shikoni imazhe me formatin GIF. Nëse në listën e imazheve do të keni një imazh me formatin në fjalë, atëherë Gridy do t'ju ofrojë të gjitha funksionet që keni mbi imazhet normale, edhe mbi imazhin GIF.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment