Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Remote Pro: Wireless Volume Controller, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote Pro është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të kontrollojmë disa funksione të Mac, direkt nga iPhone ose iPad. Një ndër funksionet që mund të kontrolloni është edhe volumi i audio-s. Ja vlen ta merrni këtë program.


- RadioApp, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
RadioApp është një program mjaft i thjeshtë por i dobishëm i cili sjell në iOS funksionin e radios. Do të gjeni në të një listë me qindra kanale radio nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni këtë program.


XVideo, nga 1.79, falas. /iPhone
XVideo është një program mjaft i dobishëm që do t'ju lejojë të keni në iPhone-in tuaj një rregjistrues video mjaft të kompletuar. Programi do t'ju ofrojë disa lloje filtrash grafikë të cilët mund ti aplikoni në kohë reale kur rregjistroni një skenë.


- Into Mirror, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Into Mirros është një lojë në të cilën ju duhet të zbuloni sekretet e kompanisë Mirror ku ju bëni pjesë gjithashtu. Kjo gjë nuk do të jetë dhe aq e lehtë pasi forca të errta do t'ju ndalojnë në rrugën tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment