Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Men's Hairstyles, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Aplikacioni i parë i dedikuar modeleve të flokëve për meshkuj. Është shumë i thjeshtë për t'u përdorur: ngarkoni foton tuaj, zgjedhni modelin e flokëve, rregullojeni atë sipas dëshirës dhe ndaje me miqtë tuaj.


Super Tank Battle, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


The Greedy Cave, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The Greedy Cave është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të zbulojë sekretet e një shpelle që fsheh thesare të paçmuara. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë e lehtë!


Perils on Man, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Perils of Man është një lojë me aventurë në të cilën ju duhet të ndihmoni një vajzë e cila duhet të shpëtojë mamanë e saj në një botë plot rreziqe. Ja vlen ta merrni këtë lojë e cila është një mënyrë e mirë për të kaluar kohë e mirë.


Top Eleven 2016, nga 1.79€, falas /iPhone, iPad
Top Eleven është një lojë futboll manager ku mund të krijoni dhe të stërvisni skuadrën tuaj dhe të sfidoni miqtë tuaja. Luani në Kupë, Kampionat, Champions League çdo sezon me trajnerë të tjerë dhe arrini të parët në rënditje.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment