Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

AstroWings Gold Flower, 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë arcade ku do të keni një avion luftarak personal për të pushtuar qieit. Me një grafike fantastike, AstroWings Gold Flower është një lojë universale për iPhone dhe iPad që ia vlen ta provoni.


Big Photo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Big Photo është një program nëpërmjet të cilit ju mund të modifikoni foto me dimensione të mëdha, të bëra me aparate fotografik deri në 45 Mpx. Gjithashtu mund zmadhoni ose svogëloni foto që keni në iPhone ose iPad-in tuaj edhe ti ruani ato në Galerinë Foto-ve të iOS.


Pdf Reader Premium, nga 2.79€, falas. /iPhone
Pdf Reader Premium është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë dokumentë me formatin PDF. Ju mund të sinkronizoni programi me iCloud ose Google Drive. Përveç formatit PDF ju mund të menaxhoni edhe formatet e paketës Microsoft Office.


IQ Test Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment