Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

VR Space: The Last Mission, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
VR Space është një lojë mjaf e bukur në të cilën cilën duhet të drejtoni një anije kozime që lufton kundra alienëve. Ju jeni e vetmja shpresë e njerëzimit dhe duhet ti rrezistoni sulmeve armike. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Space Inversion 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë në stilin Space Invaders, lojë që na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë. Luftoni kundër jashtëtokësorëve me anijen tuaj kozmike. 


Train Conductor 2: USA, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të luani rolin e një makinisti të trenave. Gjatë lojës duhet të evitoni aksidente hekurudhore katastrofike duke kontrolluar  trenat. Mund ti kontrolloni duke rrëshkitur gishtin mbi ekranin e iPhone ose iPad. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë por gjithsesi është një lojë shumë zbavitëse për kohën e lirë.


Medieval Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Medieval Defenders është një lojë me strategji ku ju do të ndërtoni ushtrinë tuaj edhe më pas do të luftoni për tu bërë sunduesi i çdo vëndi që sulmoni. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment