Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Medieval Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Medieval Defenders është një lojë me strategji ku ju do të ndërtoni ushtrinë tuaj edhe më pas do të luftoni për tu bërë sunduesi i çdo vëndi që sulmoni. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


EverFont PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EventFont Pro është një program në të cilin do të gjeni informacione edhe modele të ndryshme shkrimesh të cilat mund ti përdorini më pas kudo, në stilimet e dokumentave dhe jo vetëm.

- Gangfort,  nga 0.89€, falas. /iPhone
Gangfort është një lojë e cila është ndërtuar në stilin grafik me 8 bit. Mund të luani online me miqtë tuaj kudo që ndodhen, ose në mënyrë individuale. Ja vlen ta merrni këtë lojë. 


- Photo Transfer Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone
Photo Transfer Pro është një program mjaft i dobishëm për të transferuar foto nga PC drejtë iDevice ose anasjelltas, në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe intuitive. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment