Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Mahjong Animal, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Mahjong Animal sjell për ju lojën klasike po me të njëjtin emër ku figurat përfaqësojnë kafshë të ndryshme. Detyra juajnë të cilën duhet të zhdukni nga sfondi të gjitha figurat të cilat vendosen mbi njëra tjetrën.


Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Mathstudio, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mathstudio është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që studioni lëndë me bazë matematikore, sepse do t'ju ofrojë shumë informacione në lidhje me formula por edhe mundësinë për të parë grafikun e një funksioni. Ja vlen ta merrni atë!


- Devil Shard, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Devil Shard është një lojë mjaft bukur e ambjentuar grafikisht në stilin e lojërave  2 dimensionale në bardh e zi. Duhet të ndihmoni heroin e lojës të fitojë betjeat me krijesat e frikshme dhe të ndihmojë kështu, popullin e tij.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment