Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Demolition Physics, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Demolition Physics është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse ku ju duhet të shkatërroni objekte që shfaqen në ekran duke prekur mbi të. Ajo që bie në sy tek kjo lojë është rrespektimi i të gjitha rregullave të fizikës dhe shpërthimet do të duken me të vërtetë mjaft reale.


- Alpha Omega, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Alpha Omega është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju do të lexoni fjalët e shfaqura në rreshta vertikal ose horizontal, duke u bazuar vetëm në shkronjën e parë dhe të fundit të fjalës. Loja bazohet mbi aftësinë e mëndies njerëzore për të lexuar dhe kuptuar fjalët vetëm nga shkronja e parë dhe e fundit, edhe nëse shkronjat e tjera janë të ngatërruara me njëra tjetrën. 


- Weblock, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Weblock është një program mjaft i dobishëm i cili do të aktivizohet për çdo program që keni instaluar në iOS duke bllokuar rreklamat e padëshiruara që një pjesë e mirë e programeve. Ja vlen ta merrni këtë program.


Incredible Box, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Incredible Box është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është mjaft e thjeshtë. Duhet të spostoni kutitë në mënyrë të tillë që të kaloni nga ana tjetër, mbi ato. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment