Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sizer, nga 1.59€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Skill Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Skill Game është një lojë me temë kuic edhe mjaft e sukseshme në App Store. Qëllimi i lojës është të kombinoni numrat sipas rregullave të përcaktura edhe në një kohë mjaft të shpejtë, përpara të gjithë kundërshtarëve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- SquirrelWarz, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojue ju duhet të ndihmoni një koloni ketrash të mbrojnë shtëpitë tyre në pemë nga armiku numër një i tyre, dhelpra. Duhet të mblidhni ushqime dhe të gjitha elementet e nevojshëm për të mbijetuar sa më gjatë.


Apoc-X, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Apoc-X është një lojë mjaft e bukur me aventurë edhe aksion ku ju duhe të luftoni kundra krijesave Aliene. Gjatë lojës do të keni mundësi të përmirësoni armët për të dëmtuar sa më shumë armikun. Përsa i përket grafikës loja bazohet në teknologjinë me 2 dimensione edhe kamerën e fiksuar nga lart.


Private Camera Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Private Camera Pro është një program mjaft i dobishëm për të ruajtur aksesimin e personave të padëshiruar tek fotot dhe videot që keni në iDevice. Programi do ti kërkojë çdo kujtë që tenton ti shikojë ato, një fjalëkalim që e vendosni vetë ju.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment