Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hashi Link Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Hashi Link është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku detyra juaj është të lidhni ishujt me njëri tjetrin në mënyrë të tillë që numri i urave që lidhin ishujt të jetë i barabartë me numrin e ishujve. Kini kujdese sepse nuk do të jetë aq e lehtë ta bëni këtë.


Trace Route, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trace Route është program i cili na lejon të monitorojmë rrugën virtuale që ndjek një paketë interneti për tek host-i final.  Rruga përshkruhet me grafikë dhe  animime intuitive. Për të interesuarit në lidhje me këtë program mund t'ju themi që rruga llogaritet me një algoritëm asincron të shpejtë që anash kalon problemet e një nyjeje në rrjet, për të arritur tek host-i final.


- Blox 3D World Creator, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blox 3D World Creator është një lojë mjaft e bukur ku do të keni mundësinë të krijoni botën tuaj duke përdorur elementët e gatshëm. Detyra juaj është ta zhvilloni atë sipas fantazisë. Ja vlen ta provoni këtë lojën.


Lock Notes Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Lock Notes Pro është një program mjaft i dobishëm për tu siguruar që shënimet tuaja të jenë të sigurta. Për çdo shënim që ruani në programin Notes të iOS ju mund të vendosni që ta aksesioni atë duke shtuar një fjalëkalim ose nëpërmjet sensorit Touch ID.


System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për  ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment