Apple ka prezantuar më në fund iOS 10, sistemin e ri operativ mobile për iPhone, iPad dhe iPod touch që pasurohet me disa funksione të reja me të vërtetë interesante dhe që nuk kanë tradhëtuar pritshmëritë e fansave. iOS 10 përfshin plot 10 risi të rëndësishme, të cilat do t'i përmendim në këtë artikull.

Është revolucionuar krejtësisht Lockscreen me një sistem të ri njoftimesh që përfshijnë edhe mundësinë e përdorimit të 3D Touch. Për shembull, duke përdorur 3D Touch në njoftimin e një mesazhi mund të përgjigjemi direkt nga lockscreen duke përdorur një ndërfaqe grafike të rinovuar. Vjen edhe mundësia për të fshirë të gjitha njoftimet me një prekje.


Do të kemi edhe një Control Center të ri me më shumë funksione në krahasim me iOS 9. Edhe widgets tani janë mbledhur në një mënyrë më elegante në një seksion specifik. Edhe 3D Touch eshtë permirësuar me disa funksione të reja.

Siri me iOS 10 do të përdoret në të gjitha aplikacionet. Natyrisht kjo do të kërkojë pak punë nga zhvilluesit. Për shembull mund të thjemi thjesht "Hey Siri" për të dërguar një mesazh nëpërmjet WhatsApp, siç bëjmë sot me mesazhet normale. Do të mbështesë aplikacione si: Slack, WeChat, WhatsApp, Uber, Pinterest e shumë të tjera të të ardhmen.


Në iOS 10 është përmirësuar edhe tastiera: tani Siri do na sugjerojë në mënyrë më inteligjente disa përgjigje, do të plotësojë automatikisht edhe tekstin që mungon, do të programojë në mënyrë inteligjente të gjitha impenjimet tuaja, do të mbështes disa gjuhë pa ndryshuar tastierë.


Edhe aplikacioni Photos në iOS 10 ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme. Është shtuar njohja e fytyrës, që do të përfshijë edhe objektet dhe ambientet, për të organizuar më së miri fotot tona. Vjen edhe një funksion i quajtur "Memories" që do të analizojë vendin, datën dhe personat me të cilët kemi dalë në disa foto të caktuara për të krijuar disa albume inteligjente që i referohen një periudhe të caktuar, një udhëtimi të caktuar, me një person të caktuar...


Në iOS 10 është rivolucionuar aplikacioni Maps me një dizajn të ri, më shumë kontrolle, informacione. Vijnë edhe disa përmirësime për parashikimet e trafikut. Edhe hartat e Apple do të jenë të disponueshme për zhvilluesit, që tani mund t'i integrojnë në aplikacionet e tyre.


Aplikacioni Apple Music është ridizenjuar krejtësisht, me një dizajn më të pastër dhe të thjeshtë.


Aplikacioni News në iOS 10 ka një dizajn të ri më të thjeshtë për t'u përdorur. Home Kit fiton një aplikacion të ri për iPhone ku do të gjejmë të gjitha aplikacione që sot ndodhen në App Store dhe që na lejojnë të menaxhojmë produktet e shtëpisë. Edhe aplikacioni Phone është përmirësuar: tani do të kemi njohjen automatike të telefonatave spam.

Risia tjetër e madhe e iOS 10 ka të bëjë me aplikacionin Messages: tani mund të kthejmë çdo link në preview. Vijnë edhe sisa emoji të reja tre herë më të mëdhenj. Tani mund të përdorim edhe disa mesazhe inteligjente: duke shtypur me forcë mund të dërgojmë mesazhe duke "bërtitur", duke e shtypur lehtë do të dërgojmë mesazhe me zë të ulët, mund të censurojmë një mesazh përkohësisht për ta shfaqur vetë më pas. Mund të shkruajmë edhe mesazhe me shkrim dore.


iOS 10 me të gjitha të rejat e saj do të jetë e disponueshme që sot për zhvilluesit, ndërsa versioni beta publik do të vijë në korrik. Versioni zyrtar i iOS 10 do të lëshohet në shtator. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment