Nga lojërat e reja të publikuara së fundmi në App Store, figuron edhe "Zenge", një puzzle game mjaft  tërheqës dhe relaksues në të njëjtën kohë. Loja mbështet iPhone dhe iPad dhe është e ideuar për të gjithë ata që dëshirojnë një lojë për t'u relaksuar në kohën e lirë.

Tregon historinë e një punëtori të vetmuar që quhet Eon dhe që është i bllokuar në një botë dhe kohë tjetër. Grafika është e realizuar mjaft mirë me një kolonë zanore që do ju mbajë të mbërthyer për orë të tëra.

Zenge është e disponueshme në App Store me çmimin 0,99€. Kërkon iOS 7.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment