Të gjitha kompanitë, përfshirë Apple, duhet të paguajnë një taksë prej 50%. Kështu deklaroi bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, i cili tha se i duket e padrejtë ideja që Apple mbase nuk paguan taksat ndershmërisht siç bën ai si individ. Kompani të mëdha si Google, Apple apo Amazon janë kritikuar në të shkuarën së nuk paguajnë taksa mjaftueshëm.

Wozniak themeloi kompaninë Apple 40 vjet më parë bashkë me Steve Jobs dhe Ronald Wayne. Tashmë kjo kompani është bërë një prej më të mëdhave në botë me vlerë rreth 600 miliardë dollarë. Aktualisht, Aplle po hetohet nga komisioni europian për taksat.

“S’më pëlqen ideja që Apple të mund të jetë e pandershme dhe të mos paguajë taksat siç bëj unë si individ. Unë punoj shumë dhe paguaj 50% të gjithçkaje që fitoj si taksa. Besoj se kjo është pjesë e jetës dhe duhet bërë”, deklaroi Ëozniak. I pyetur nëse Apple duhet të paguajë këtë shumë, ai u përgjigj se çdo kompani në botë duhet ta bëjë.

Apple kanalizon pjesën më të madhe të bizneseve të saj në Europë përmes një kompanie më të vogël në Irlandë, e cila ka një taksë korporate prej 12,5% në krahasim me 20 në Britani. Në SHBA kjo taksë është 35% dhe dy vjet më parë Apple pranoi se dy prej kompanive të saj në Irlandë paguajnë vetëm 2%. Sipas medieve amerikan, Apple ka krijuar një fond rezervë prej 200 miliard dollarësh në kompanie jashtë vendit që nuk preken dot nga taksat amerikane. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment