Në raportin vjetor për ambientin, Apple ka folur edhe për jetëgjatësinë e pajsijeve të saj: iPhone dhe Apple Watch rrojnë 3 vjet, Mac arrin deri në 4 vjet. Këto të dhëna i referohen vetëm "pronarit të parë" dhe jo jetëgjatësisë së plotë të këtyre pajisjeve. Ky vlerësim nuk e merr në konsideratë "riciklimin" e pajisjeve dhe shitjen e tyre tek një person tjetër, por i referohet vetëm blerësit të parë.

Sipas Apple, "jeta e parë" për një iPhone është 3 vjet, ndërsa për një Mac 4 vjet. Zakonisht në nivel software Apple e mbështet iPhone për tre vjet, megjithëse me iOS 9 dhe iPhone 4s kjo traditë ka ndryshuar dhe kufiri i tre viteve është tejkaluar. Ndërsa për kompjuterat Mac kemi një mbështetje software shumë më të gjatë, El Capitan për shembull mund të instalohet edhe në kompjuterat e vitit 2007.

Praktikisht, ky vlerësim i referohet kohës mesatare që Apple "këshillon" për pajisjet e saj, pastaj është përdoruesi që vendos. Po ju për sa vjet e përdorni një pajisje Apple? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment