Në një postim zyrëtar, Apple ka vendosur të mos pranojë asnjë program për Apple Watch i cili zhvillohet me teknologjinë e parë që u prezantua tek zhvilluesit gjatë vitit 2014. Kjo do të thotë se nëse jeni duke zhvilluar një program për Apple Watch, duhet ta ndërtoni atë vetëm për watchOS 2 e sipër.

Programe jo native 

Programet jo native për watchOS janë të gjithë ato programe që janë zhvilluar me teknologjinë e parë që Apple solli për zhvilluesit kur prezantoi për herë të parë watchOS. Kjo teknologji ishte shumë e varur nga iPhone sepse programi që do të ekzekutohej në watchOS transferohej nga iPhone dhe pjesas më e madhe e përpunimit të llogjikës bëhej pikërisht aty.

Kjo mënyrë e ekzekutimit të programeve për Apple Watch i siguronte atij konsum më të ulët të proçesorit, pra jetëgjatësi më të madhe të baterisë për një karikim të plotë. Nga ana tjetër kjo teknologji kishte mjaft të meta dhe një ankesat kryesore të përdoruesve ishte eksperienca mjaft skarso  e përdoruesit me programin sepse grafika përpunohej në iPhone e më pas transferohej në Apple Watch.

Programe jo native 

Me prezantim e watchOS 2 gjërat ndryshuan totalisht, sepse tashmë grafika e programit përpunohet direkt në Apple Watch. Sigurisht që kjo penalizon baterinë por nga ana tjetër i siguron përdoruesit një eksperiencë të mirë me programin. Në fakt, edhe pse shumë përpunime të programit bëhen tashmë në Apple Watch, shumë të tjera varen nga iPhone, si përshëmbull komunikimi me rrjetin Internet por dhe të tjera funksione. 

Nga ana tjetër përdoruesit kanë vënë re edhe ngadalësime për shkak të proçesorit S2 i cili me siguri ka nevojë të jetë më i shpejtë për të përpunuar programet që ekzekutohen në Apple Watch. Për këtë arsye pritet që në eventin e  vjeshtës së këtij viti, Apple të prezantojë versionet e reja të edhe të linjës Apple Watch ku do komponentët hardware do të jenë të përmirësuara. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment