Facebook ka lançuar zyrtarisht një asistent të ri virtual për aplikacionin e saj Messenger, i cili është quajtur Messenger Platform. Kjo veçori e re është krijuar posaçërisht për bizneset, të cilët mund të përdorin robotët e bisedave, apo siç quhen ndryshe "chatbot", për t’u kthyer përgjigje menjëherë klientëve.

Roboti i Messenger mund të dërgojë lidhje, të shfaqë imazhe, jep përshkrime të artikujve, shërbimeve ose veçorive. Ka edhe një mënyrë për të komunikuar me biznese si CNN. Mjafton të shkruani “çfarë po ndodh sot në botë?” dhe menjëherë do të vijnë lajmet më të fundit të publikuar tek CNN.

Facebook duhet tu japë mundësi programuesve të krijojnë chatbot-et e tyre për Messenger, në vazhdën e aplikacioneve rivale, si Telegram, Line apo WeChat. Kjo teknologji po vjen dhe në Skype, dhe sipas zërave të fundit edhe Google është i interesuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment