Një nga eventet më të rëndsishme të Apple, përsa i përket prezantimit të teknologjive të reja, është konferenca WWDC (World Wide Developer Conference). Data ekzakte e kësaj konference është zbuluar nga Siri dhe do të zgjasë 4 ditë duke filluar nga data 13 Qershor.

Në fakt Apple nuk ka njoftuar zyrëtarisht datat e sipër përmëndura, po është asistenti vokal Siri i cili i përgjigjet pyetjes se kur do të mbahet eventin WWDC. Në këtë konferencë pritet të kemi prezantimet e para të iOS 10, Mac OS X 10.12, watchOS, tvOS, teknologji të reja të cilat komunikojnë me iCloud, si edhe modelet e reja të linjës Mac.

I gjithë eventi do të përcillet tek ju edhe nga iPhoneAlbania, kështu që ju ftojmë të qëndroni me ne sepse me siguri do të kemi lajme mjaft interesante në lidhje me iOS 10 dhe jo vetë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment