Është më i vogël, kushton më pak, por iPhone SE bën foto me të njëjtën cilësi dhe rezolucion me iPhone 6s. Në krahasimin fotografik midis iPhone SE de iPhone 6s, më i vogli humbet vetëm për sa i përket fotove selfie. Kush ka një iPhone 5s dhe pëlqen pajisjet më ekran më të vogël, duhet ta zëvendësojë atë me iPhone SE, sidomos nëse objektivi juaj është të keni një pajisje që bën foto të mira por të ketë njëkohësisht edhe përmasa të vogla.

iPhone SE
iPhone 6S
Rezultatet e këtij testi nuk na habisin edhe aq shumë pasi që të dyja pajisjet kanë një sensor 12 Megapixel me objektiv f/2.2, që garanton edhe mundësinë e regjistrimit të videove Ultra HD 4K. Diferenca është më e dallueshme në krahasimin e fotokamerës së përparme. iPhone SE përdor të njëjtën iSight prej 1.2 megapixel f/2.4 të iPhone 5s ndërsa iPhone 6s përdor një fotokamera 5 megapixel f/2.2, në gjëndje të shkrepë selfie me cilësi më të mirë.

iPhone SE
iPhone 6S
Nëse jeni të interesuar ta përdorni iPhone-in kryesisht për të bërë foto, iPhone SE është një zgjedhje shumë e mirë falë raportit cilësi/çmim, nga më të arsyeshmit që kemi parë në historinë e produkteve iPhone, sidomos nëse preferoni një ekran më të vogël dhe një telefon më praktik. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment