Pavarësisht lëshimit të iPhone SE, flitet që tani për iPhone 7. Gjatë këtyre muajve kemi publikuar thashethemet e para, që flasin për një dizajn më të hollë falë eliminimit të daljes jack të kufjeve, dopio speaker për audio më të mirë, një hyrje për USB-C dhe një dopio fotokamera.

Duke u bazuar tek këto thashetheme, është krijuar një koncept që mund ta shikoni në këtë video:


Në filmimin e mësipërm shohim edhe një konektor të ri të ngjashëm me atë që është përdorur në modelet e reja iPad Pro për të lidhur aksesorët pa lidhje wireless dhe konsum të baterisë. Gjithashtu mund të kemi edhe një ngjyrë të zezë të re. Si mendoni? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment