WWDC 2016 po afron, dhe si gjithmonë, kanë nisur të qarkullojnë në rrjet edhe thashethemet dhe konceptet e para për iOS 10, sistemi i ri operativ për pajisjet mobile që do të prezantohet në Qershor. Koncepti që do ju sjellim sot është shumë interesant dhe i punuar mirë. Videoja është realizuar nga Federico Viticci dhe Sam Beckett dhe duket me të vërtetë si një regjistrim i ekranit të iPhone me iOS 10.

Funksionet bazohen tek idetë e autorit të cilat dëshiron t'i shohë në versionin e ardhshëm iOS, dhe janë të gjitha të mundshme, ndryshe nga disa koncepte të tjera që ofrojnë ide origjinale por të pamundura për t'u realizuar.

Risitë kryesore të këtij koncepti janë Control Center i personalizueshëm dhe me 3D Touch të integruar në butonat toggles, me mundësi për të riorganizuar butonat në pjesën e sipërme dhe për të shtuar aplikacionet e preferuara. Një API të ri për Siri për të reaguar me aplikacionet e palëve të treta dhe një Dark Mode për të gjithë sistemin, shumë i këndshëm në modelin e zi.


Po ju si mendoni? Cili është funskioni që do dëshironit të kishit në iOS 10? Na e thoni nëpërmjet komenteve! /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment