Këtë vit do të jetë më e vëshirë të imagjinojmë se çfarë risishë do na rezervojë iOS 10. Apple do ta prezantojë versionin e ri të sistemit operativ gjatë WWDC 2016 që do të mbahet në qershor. Por çfarë duhet të presim? Sigurisht do të kemi me qindra funksione të reja, por thashethemet e ndryshme nuk kanë arritur asnjëherë të na ofrojnë shumë detaje përpara.

Ka nga ato përdorues që presin një restyle të plotë siç ndodhi pas kalimit nga iOS 6 në iOS 7, por mundësitë që të ndodh diçka e tillë janë me të vërtetë shumë të vogla. Le të bëjmë një përmledhje të informacioneve më të rëndësishme që njohim deri më tani për iOS 10.

Emoji të reja
Unicode në versionin 9.0 ka shtuar mbështetjen për 74 emoji të reja që mund të shtohen në iOS 10. Midis tyre shohim disa ikona moderne si për shembull "facepalm", ikonën e pinokut, atë me jargë nga goja, ikonën e një dore që shkrep një selfie e kështu me rradhë.


Aplikacioni Photos
Aplikacioni i fotove mund të bëhet akoma më i fuqishëm duke rekuperuar disa funksione të aplikacionit të vjetër iPhoto, si për shembull njohjen e fytyrës dhe mundësinë e modifikimit të formateve EXIF. Funksione të tjera editing duhet të shtohen direkt në aplikacionin Photos, siç ndodh në Mac.

Aplikacione të fshehura
iOS 10 duhet të shtojë edhe mundësinë për të fshehur aplikacionet e sistemit, si për shembull Burs, Busulla etj...

Mundësi për të personalizuar Control Center
Më tepër se një thashethem, kjo është një shpresë: mundësia e personalizimit të butonave dhe ikonave të Control Center në mënyrë që të kemi vetëm funksionet më të përdorura. Për shembull dikush mund të vendosë të zëvendësojë ikonën e Bluetooth me atë të aktivizimit/ç'aktivizimit të kursimit të baterisë.

Funksione të reja ekskluzive për iPad
Me dy iPad Pro të disponueshëm, është e mundur që Apple të shtojë disa funksione që mund të përdoren vetëm nga këto modele.

Kur mund të shkarkohet versioni Beta i iOS 10?
Zakonisht versioni beta lëshohet direkt pas prezantimit në WWDC, kështu që mund të jetë rreth datës 13-17 Qershor.

Kur do të lëshohet iOS 10?
iOS 10 do të lëshohet zyrtarisht pas prezantimi të iPhone 7 që pritet të vijë në Shtator.

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment