Disqus është një shërmbim i famshëm hostig të cilin e përdorim edhe ne për komentet e faqes tonë. Kjo platformë ka disa funksione, midis të cilave edhe një rrjet social, profile për përdoruesit, sistem moderimi dhe antispam, njoftime me anë të emailit dhe komente nga pajisjet mobile. Tani është i disponueshëm në App Store aplikacioni zyrtar i Disqus që mund ta shkarkoni për ndjekur komentet në iPhoneAlbania.

Komuniteti Disqus përfaqëson:
  • Mënyrën më popullore për të diskutuar rreth argumentave të ndryshme
  • Një mënyrë revolucionare për të zbuluar biseda dhe argumenta interesant
  • Një mënyrë argëtuese për të komentuar
  • Një mënyrë argëtuese për të bërë pyetje dhe për të treguar historinë tuaj
  • Një mënyrë të thjeshtë për të ruajtur bisedat që ju interesojnë më tepër.

Shkarkoni aplikacionin dhe mund të shikoni profilin tuaj Disqus, komentet që keni bërë dhe mund t'i përgjigjeni atyre që ju kanë kthyer përgjigje, duke u lidhur edhe me artikujt e iPhoneAlbania. Kjo është edhe mënyra më e mirë për të kërkuar ndihmë rreth problemi të veçantë apo për të dhënë mendimet tuaja rreth artikujve që ne publikojmë në faqen tonë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment