Kompania Google po konsideron integrimin e gjuhës së programimit Swift, të krijuar nga Apple, në teknologjinë Android. Sipas ekspertëve, jo vetëm Google por Facebook dhe Uber po mendojnë të bëjnë Swift, teknologjinë kryesore në ndërtimin e shërbimeve online.

Për Google, problemet me gjuhën e programimit Java, po bëhen gjithmonë e më shumë frenuese. Këtu mund t'ju përmënd problemet limituese të performancës por edhe ato në lidhje me të drejtat që kompania Oracle, ka mbi Java. Kujtojmë që libraritë e sistemit Android janë të shkruara të gjitha në gjuhën Java dhe për këtë arsye Oracle ka ngritur padi mbi Google, luftë e cila vazhdon akoma dhe nuk dihet se si do të përfundojë.

Shkrimi i librarive në Swift do të sillte performancë më të lartë, por mbi të gjitha zgjidhjen e problemit të të drejtave, me Oracle. Sipas burimeve të ndryshme, Google ka konsideruar gjithashtu edhe gjuhën e programimit Kotlin, por drejtuesit e kompanisë janë shprehur duke thënë se proçesi i  kompilimi është disi i ngadaltë.

Nëse Google vendos që zyrëtarisht të integrojë Swift në Android, me siguri libraritë kryesore do të mbeten në Java, derisa të ndodhë importimi i plotë i tyre. Sigurisht që do të duhet kohë për të patur Android të shkruar totalisht në Swift, por ideja e ndryshimit të librarive në gjuhën Swift duke se ka sjellë shumë entuziazëm edhe në rradhët e zhvilluesve.

Kujtojmë që Swift ka pak kohë që është publikuar nga Apple por ka krijuar një komunitet shumë të madh zhvilluesish ku edhe shumë kompani serioze si Lyft apo Pixelmator kanë rishkruar programet e publikuar në App Store, në Swift.  /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment