Gizmodo ka realizuar një seri testesh mjaft interesante rreth potencialit të smartphone-ve për sa i përket lojës. Janë testuar performancat e iPhone 6, iPhone 6s dhe iPhone SE, sëbashku me Galaxy S7, LG G5 dhe HTC 10. Modelet e reja Galaxy S7 dhe HTC 10 janë sigurisht dy nga pajisjet më të mira Android në tregun botëror, megjithëse për sa i përket lojërave nuk janë edhe aq performuese, të paktën sipas Gizmodo.

Testi në fjalë ka krahasuar pajisjet e përmendura më sipër nëpërmjet GameBench, një program që teston FPS, CPU, GPU dhe konsumin energjitik. iPhone ka ofruar lojëra 60FPS, gjë që nuk kanë arritur të bëjnë modelet Android. iPhone SE ka patur të njëjtën performancë me iPhone 6s, falë karakteristikave hardware. Edhe iPhone 6 sillet mirë, duke ruajtur FPS të larta (59 FPS për Lara Croft Go).

Galaxy S7 ka arritur 44FPS, LG G5 në 42FPS ndërsa HTC 10 ka arritur 44FPS. Është e natyrshme të mendojmë se pajisjet më të vjetra Android arrijnë rezultate edhe më të dobëta duke qenë më pak të fuqishme. Natyrisht, këto të dhëna janë relative dhe varen nga faktorë të ndryshëm, që sigurisht mund të mos i kushtojmë aq rëndësi në momentin që zgjedhim një smartphone. Megjithatë është kurioze të dimë se cilët janë potencialet e pajisjes.

Duhet të theksojmë se problemi më i madh i Android është optimizimi software, megjithëse në të ardhmen pajisjet Android mund të bëjnë hapa përpara në botën gaming falë Vulkan API (alternativa e Metal për iOS) dhe punës së zhvilluesve. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment