Edge është një tweak i ri për pajisjet iOS që sjell disa funksione ekskluzive të Galaxy S7 edhe në iOS. Programi aktivizohet në çdo pjesë të ekranit me një lëvizje të gishtit nga cepi i djathtë i  ekrait drejt qendrës. Ofron tre faqe me lidhje të shpejta:

  • Tasks Edge: aksione të shpeta për aplikacionet
  • Recents Edge: aplikacionet e fundit të hapura
  • People Edge: kontaktet e preferuara

Mund të shtoni deri në nëntë lidhje të shpejta për faqe. Funksioni më interesant është TaskEdge, çdo aplikacion ka aksionet e saj të shpejta që mund të aktivizoni në çdo moment. Nëpërmjet People Edge mund të zgjedhni një kontakt dhe t'i shkruani me shpejtësi një mesazh, email ose t'i telefononi.


Nëse jeni të interesuar, FastShare mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1.99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment