Shumë nga ju përdorin WhatsApp në telefonin e tyre, por ka edhe të tjerë që përdorin shërbime të tjera si Facebook Messenger, Telegram, Skype, Hangouts etj. Nëse përdrorni vetëm WhatsApp, atëherë mund të shfrytëzoni versionin web të këtij programi. Për ata që dëshirojnë t'i kenë të gjithë shërbimet në një program të vetëm, mund të provoni programin Franz.

Franz aktualisht ofron mbështetje për Slack, WhatsApp, Skype, Hangouts, Messenger, Telegram, HipChat dhe Grape. Mund të përdorni të gjitha këto shërbime në një program të vetëm. Njoftime, mesazhe vokale, mundësi për të ndryshuar shërbim në mënyrë të thjeshtë, grafikë të thjeshtë. Me të vërtetë mjaft komod.

Të gjithë të interesuarit mund të shkarkojnë programin Franz falas nga faqja zyrtare. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment