FAppSize është një tweak mjaft i thjeshtë por në të njëjtën kohë edhe i domosdoshëm. Qëllimi i tij është të tregojë se sa MB zë çdo aplikacion që kemi instaluar në iPhone, duke shfrytëzuar Force Touch në iPhone 6s. Për të punuar duhet të klikoni me forcë tek ikona dhe në menunë e dedikuar Force Touch do të shfaqet opsioni App Size, i ndjekur nga numri i megabyte-ve që ka zënë.

Duke patur informacion rreth hapësirës që zë çdo aplikacion pas instalimit, mund të na ndihmojë të mbajmë iPhone-in më të pastër, të eliminojmë file-t e përkohshëm dhe cache kur arrijnë përmasa të ekzagjeruara e kështu me rradhë.

Nëse jeni të interesuar, FAppSize mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment