Messenger na ofron mundësinë të komunikojmë me miqtë tanë në të gjithë botën, edhe nëpërmjet chat-eve në grup. Por ka situata ku përdoruesit preferojnë të dëgjojnë njëri tjetrin. Messenger e ofronte që më përpara telefonatat audio, por që sot do të jetë e mundur të bëjmë edhe telefonata në grup.

Me telefonatat në grup, tani mund të flisni me më shumë persona në të njëjtën kohë. Për të filluar, mjafton të hapni një grup të prekni butonin për telefonatat audio. Në këtë pikë mund të zgjedhni listën e personave të grupit që mund të telefononi. Të gjithë pjesëtarët do të lidhen përnjëherë.


Kur merrni një telefonatë në grup, eksperienca është e njëjtë me atë të një telefonate të thjeshtë, përveç se në ekran do të shfaqet emri i grupit dhe lista e pjesëtarve. Për momentin telefonatat në grup mund të bëhen me 12 persona maksimumi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment