Facebook ka krijuar një veçori të re për aplikacionin e saj në pajisjet iOS për të ndihmuar të verbrit që “të shohin” fotot. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, aplikacioni gjeneron automatikisht një përshkrim për secilën foto, se sa gjëra gjenden në foto: për shembull, në foto gjenden tre njerëz.

Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së objekteve për të identifikuar çfarë ka në foto. Kompania ka më shumë se 9 muaj që merret me krijimin e kësaj veçorie dhe e ka provuar tek disa përdorues.

Veçoria e re është në dispozicion në gjuhën angleze për përdoruesit e pajisjeve iOS në SHBA, Britani, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re. Facebook njofton se kjo veçori e re do të përhapet së shpejti edhe tek platforma, gjuhë dhe shtete të tjera. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment