Me anë të aplikacionit "Envato Video" mund të realizoni video të bukura direkt nga pajisja juaj. Mjafton të zgjedhni njërin nga modelet e gatshme dhe më pas të ndiqni udhëzimet që shfaqen në video. Në përfundim do të keni një video perfekte që mund ta publikoni në rrjetet sociale.

Envato Video është një aplikacion falas që ju lejon të përmirësoni cilësinë e videove të realizuara me iPhone. Pasi të keni bërë filmimin, mund të personalizoni gjithçka duke shtuar tekste apo efekte audio. Funksionet bazë janë falas, por nëse dëshironi të shfrytëzoni në maksimum aplikacionin, atueherë duhet të blini versionin FULL.

Envato Video është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment