Chameleon Run, është një lojë e re runnig që ka një karakteristikë që tashmë është mjaft e rrallë: origjinalitetin. Loja është shumë e thjeshtë: duhet të kompletoi nivelet në një kohë sa më të shkurtër duke kërcyer nga njëra platformë në tjetrën. Duhet të bëni të mundur që peronazhi i lojës dhe blloqet ku hidhet të jetën të së njëjtës ngjyrë.


Grafika e lojës nuk është aspak banale, ka disa objekte që duhet të mblidhni që mund t'iu pengojnë ose ndihmojnë. Një lojë mjaft tërheqëse që arrin të mbajë të mbërthyer çdo lojtar falë objektivave që ndryshojnë nga njëri nivel në tjetrin, dhe mekanika të avancuara kërcimi.


Chameleon Run është i disponueshëm në App Store me çmimin 1.99€. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment