Apple ka publikuar për të gjithë zhvilluesit e programeve për platformat e saj, versioni 9.3.2 beta të iOS. Në këtë version vijnë shumë rregullime problemesh por edhe disa funksione të reja. Një ndër funksionet e dukshme tek iOS 9.3.2 beta, është mundësia për të aktivizuar funksionin Night Shift Mode edhe kur iOS po funksionon në gjëndjen Low Power Mode.

Tek versioni aktual i iOS, 9.3.1, në iOS po funksionon në gjëndjen Low Power Mode, ju nuk mund të aktivizoni Night Shift Mode. Apple ka menduar të sjellë këtë funksion sepse shumë përdorues janë ankuar për këtë mangësi. Aktualisht, nëse ju shkoni në Settings -> Display & Brightness -> Night Shift, por iOS është në gjëndje Low Power Mode, sistemi nuk do t'ju lejojë ta aktivizoni atë.

Ekspertët mendojnë se aktivizimi i të dy funksioneve në të njëjtën kohë, do të jetë edhe tek versioni final i iOS 9.3.2. Në artikujt në vazhdim do t'ju sjellim lajme të tjera në lidhje me të rejat që gjejmë në iOS 9.3.2 beta. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment