Apple ka bërë të ditur se ka mbledhur pothuajse një ton ar nga riciklimi i produkteve të veta në vitin 2015. Duke bërë llogarinë me çmimet aktuale, kjo është e barabartë me vlerën 40 milionë dollarë. Shifra është zbuluar në raportin e fundit të lëshuar kompania, e cila detajon rezultatet e përpjekjeve ekologjike të saj, në vitin e fundit financiar.

Përveç arit, “Apple” ka arritur të mbledhë edhe tre tonë argjend (me vlerë rreth 1.1 milionë sterlina me çmimet aktuale) dhe mbi 1300 tonë bakër. Këto materiale të vlefshme janë mbledhur nëpërmjet skemës së rinovimit të kompanisë, e cila u lejon konsumatorëve të dorëzojnë pajisjet jashtë funksionit, në këmbim të parave. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment